Language

Lugina e Valbonës

Me një sipërfaqe prej 8.000 hektarësh Parku Kombëtar Lugina e Valbones është perlë e Alpeve Shqiptare - Bjeshkët e Nemuna. Valbona është emri i lumit që rrjedh përmes luginës se Valbones.

Lugina e Valbones shtrihet midis kreshtave malore te thyera dhe të largëta dhe të lë pa frymë prej nje festivali të ngjyrave dhe kontrasteve qe ai shfaq. Biodiversiteti i parkut e bën atë shumë të rëndësishem si një atraksion turistik.

Fshati Valbone është pika referuese e Parkut Kombëtar te Valbones. Konfigurimi i tij hidrologjia, pyjet, bimësia, banesat karakteristike dhe mikpritja e popullsisë së saj e bëjnë këtë park një vend ideal për t’u vizituar. Majat shkëmbore të larta dhe te mprehta, të tilla si Jezerca, Maja e Hekurave, Kollata (Podi i Kollatës), dhe Pecmarrës janë shume tërheqëse dhe frekuentohen prej Alpinistëve. Produkteve bujqësore dhe blegtorale ne Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës dhe zona përreth janë krejtësisht natyrale dhe organike. Ushqimi në përgjithësi është i freskët kurse natyra mahnitëse, ajri i pastër, majat e larta dhe karakteristike malore, liqenet, burime te shumta ujore, pyjet, malet, flora dhe fauna e Parku Kombëtar Lugina e Valbonës ofrojnë kushte për nje eko-turizem te vërtetë.

Kontakti:
E-mail: blerantlushaj@gmail.com , Tel.; +355 672079733
Babine, Tropoje e Vjeter. B. Curri 8703. Shqiperi.